Sulmon Ilir Daja, Trajneri i Skënderbeut: Të fitojmë me D. Kiev

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja do të tentojë që së bashku me skuadrën të luajë për gjithçka kundër Dinamos së Kievit në Europa Ligë. Tekniku nuk e shikon vetëm në aspektin pozitiv faktin që ukrainasit janë të kualifikuar, teksa e cilëson kampionatin si më të rëndësishëm se ky takim.

Gjithçka për gjithçka, ky është mentaliteti që do të përdorë Skënderbeu në përballjen kundër Dinamos së Kievit. Kualifikimi është i vështirë, por jo i pamundur dhe këtë e di mirë trajneri i bardhekuqve Ilir Daja i cili kërkon një skuadër me mendësi sulmuese, por pa i humbur balancat në fushë.

Faktin që ekipi ukrainas është i kualifikuar, tekniku 61 vjeçar e konsideron në thonjza një “thikë me dy presa”, pra mund të jetë një avantazh për korçarët, por në krahun tjetër Dinamo ka qetësinë e të luajturit pa presionin e rezultatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse përpara një takimi të vlefshëm për Ligën e Europës Daja nuk e shkëputi vëmendjen nga kampionati, madje duke i cilësuar dy ndeshjet e ardhsme kundër Partizanit e Kukësit si më të rëndësishëme se ky takim

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën linjë  me trajnerin Daja ishte edhe Kristi Vangjeli, i cili zgjedh titullin përpara një kualifikimi të mundshëm.

Skënderbeu ka një distancë prej 3 pikësh me Partizanin e Beogradit dhe për të vijuar luftën për kualifikim i duhet të fitojë dhe të shpresojë që ekipi serb të mos marrë malsimumin ndaj Young Boys.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?