Sulmuesi i Barcelonës sherr me pronarët, shkak fatura e lartë

Ditëlindja e sulmuesit të Barcelonës, Munir El Haddadi për pak sa nuk kaloi në një fatkeqësia. Shkak u bë fatura e lartë që sulmuesi me origjinë marokene duhet të paguante. Plot 16 000 euro për ushqimin, pijen dhe shishat e konsumuara nga 40 të pranishëm, pjesa më e madhe shokë-futbollist të El Haddadi.

Sapo mësoi shumën që duhet të paguante, “El Mundo” shkruan se El Haddadi është konfliktuar me pronarët e lokalit, duke mos pranuar të paguante shumën e “kripur”. Megjithatë, 23 vjeçari është dorëzuar përballë faturës, me forcat e rendit që e kanë detyruar të paguajë çdo qindarkë.

Ngjarja ndodhi të shtunën që sapo lamë pas, ku sulmuesi i cili aktualisht aktivizohet te Alaves festoi ditëlindjen në një nga klabet më të famshme të Madridit, Tiffany.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?