Sulmuesi i Interit përfshihet në aksident rrugor, plagos një grua me biçikletë

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Milano, gjatë kohës që ishte në drejtim të makinës së tij Porsche Boxter.

Ka qenë një aksident pa pasoja për Lautaro-n, por një grua 37-vjeçare, e cila ishte me biçikletë, ka mbetur e plagosur. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin “Fatebenefratelli”.

Policia po heton dinamikën e ngjarjes, teksa do të merret në pyetje edhe sulmuesi zikaltër për të dëshmuar për ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?