Sulmuesi i Partizanit: Skënderbeu humb kampionatin, vetëm nëse shet…

Xhevahir Sukaj mendon se Skënderbeu është shumë i vështirë për t’u thyer këtë sezon.

I ftuar në emisionin “Fair-Play” të gazetares Enkeleida Zeko në televizionin “News 24”, sulmuesi i Partizanit foli fillimisht për korçarët.

“Me këtë gjendje që po kalon Skënderbeu është shumë e vështirë për ta rivalizuar. Shpresoj të ketë rivalitet në pjesën e dytë të kampionatit, por këtë duhet t’ia lëmë kohës. Me dy-tre hapa të gabuar të korçarëve mendoj se ndryshon gjithçka. Pastaj mesa po lexojmë në gazeta, Skënderbeu mund të shesë ndonjë lojtar dhe varet si shkon më pas”, – deklaroi shkodrani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?