FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmuesi i Perusë, Guerrero del pozitiv në testet anti-doping

Sipas asaj që raporton “ESPN”, Paolo Guerrero ka rezultuar pozitiv pas testeve anti-doping të kryera më 5 tetor, direkt pas ndeshjes kualifikuese kundër Argjentinës. Peruja rrezikon të përballet pa një prej lojtarëve kryesorë, kundër Zelandës së Re në play-off për Botërorin “Rusi 2018”

Sulmuesi peruan rrezikon pezullimin pa afat në pritje të analizave të tjera që do t’i nënshtrohet së shpejti për të konfirmuar plotësisht përgjigjen anti-doping.

Guerrero aktualisht aktivizohet me skuadrën e Flamengo-s në Brazil, ndërsa në të shkuarën, sulmuesi 33 vjeçar ka qenë pjesë e Bayern Munchen dhe Hamburg në Bundesligën 1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?