Super Cikalleshi, shënon dopietë në Turqi (VIDEO)

Sokol Cikalleshi shpërthen në Turqi duke shënuar dy gola për skuadrën e Osmanlisporit, duke i dhuruar barazimin në transfertën ndaj Goztepesë. Sulmuesi kavajas u fut në fushë në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit dhe riktheu baraspeshën në minutën e 59’.

Vendasit kaluan sërish në minutën e 84-t, por ishte sërish Cikalleshi, që në minutën e 6 shtesë ekzekutoi një penallti, duke shënuar golin e dytë personal, për të marrë një barazim me shumë vlera.

Cikalleshi ka shënuar 4 gola deri më tani në kampionat, për skuadrën e Osmanlisporit, që pas transferimit në verën e vitit 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?