Super Hakimi, i jep fitoren PSG-së në “frymën e fundit” ndaj Metz (VIDEO)

Pa Lionel Messin të dëmtuar, PSG vuajti shumë në transfertën ndaj Metz duke fituar vetëm në minutën e 95-të, 2-1 falë një goli shumë të bukur të Achraf Hakimit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte ai që gjithashtu hapi serinë e golave në minutën e 5-të, por Metz barazoi me Kouyate në minutën e 39-të. Goli i fitores 1-2 në shtesë përtej shtesës erdhi sërish nga Hakimi që kompletoi mbrëmjen e tij fantastike me një dygolësh duke udhëhequr PSG-në drejt fitores së 7-të radhazi në këtë kampionat, në po kaq takime.

Parisienët me këtë fitore i shkëputën më shumë në krye nga ndjekësit më të afërt pasi Marseille barazoi pa gola në transfertën ndaj Angers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?