Super Hazard mund i vetëm Watford, shënon dy gola (VIDEO)

Eden Hazard i dhuron 3 pikët e radhës Chelsea-t në Premier League. Skuadra e Sarrit fitoi 2-1 me vështirësi ndaj Watford, një duel i vlefshëm për javën e 19-të.

Blutë e Londrës do të gjenin të parët rrugën e rrjetës që në minutën e parë shtesë, teksa Eden Hazard përfitoi nga një përgjumje e rivalëve për të realizuar një gol të bukur. Gëzimi i vendasve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Roberto Pereyra shënoi një gol spektakolar me një goditje në hyrje të zonës.

Në pjesën e dytë në minutën e 58-të, Eden Hazard fitoi një penallti pas një faulli të portierit Fabianski. Nga pika e bardhë shkoi vetë ylli belg, duke shënuar golin e avantazhit. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me Chelsea-n që ngjitet në vendin e katërt me 40 pikë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?