Super Ronaldo, dopietë në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos (VIDEO)

Juventus fluturon në Seria A. Kampionët e Italisë kanë fituar 2-1 në javën e katërt ndaj Sassuolos, me dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Bardhezintë nuk mundën që të zhbllokonin rezultatin në 45 minutat e para, të cilat u mbyllën pa gola.

Në pjesën e dytë do të vinte edhe momenti i Cristiano Ronaldos, i cili gjeti golin e parë me fanellën bardhezi në minutën e 50-të. Sulmuesi portugez e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë pas një gabimi të Lirolës brenda zonës.

Cr7 nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 65-të, shënoi edhe golin e dytë personal me një goditje fantastike me të majtën brenda zonës. Sassuolo u mundua që të reagonte duke gjetur golin e parë me Babacar, por kampionët e Italisë do të ruanin rezultatin. Juventus ngjitet në krye të renditjes me pikë të plota, 12. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?