Super Strakosha shpëton Shqipërinë në 45 minutat e para, Israeli kundërsulm “vrasës” (VIDEO)

Shqipëria dhe Israeli e kanë mbyllur pa gola pjesën e parë, duke dhuruar një ndeshje shumë të bukur. Ndeshja nisi më mirë për miqtë që u shfaqën menëherë të rrezikshëm që në minutën e 4-të, por Strakosha ishte i vëmendshëm duke pritur topin që po i drejtohej cepit të portës. 60 sekonda më pas, , Sindrit Guri kontrollon një top të bukur brenda zonës, duke lënë në vend një nga mbrojtësit kundërshtar, ndërkohë që më pas ka goditur fortë përballë portierit, por topi u devijua nga “gardiani” izraelit.

Reagimi i miqve është mjaft i mirë me kundërsulme të rrezikshme me Zahavin dhe Dabbur, duke detyruar Strakoshën në minutën e 10-të për të bërë rolin e një qendërmbrojtësi, duke shpëtuar ekipin e tij nga një kundërsulm shumë i shpejt. Në minutën e 25-të kuqezinjtë i afrohen golit sërish me Gurin, por gjyqtari anësor akordoi më parë pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci kanë kontrollin e lojës, duke zhvilluar lojën në pjesën më të madhe në fushën kundërshtare. Në minutën e 28-të, Ledion Memushaj shpik një goditje fantastike me një trajektore që vendos në vështirësi portierin, Hajmov, i cili largoi topin në goditje nga këndi.

Në minutën e 30-të Thomas Strakosha bën dy ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke shpëtuar ekipin e tij nga dy gola të sigurt. Mbrojtja kuqezi qëndron e shtangur, ndërkohë që Kayal u vendos përballë portierit shqiptar që tregoi reflekse te shkëlqyera. Në fundin e pjesës së parë Binaku pason mjaft mirë në zonë për Memushajn, i cili kontrollon topin me të djathtën dhe më pas tenton me të majtën, por që ndalet qetësisht në duart e portierit. Në minutën e 40-të, vjen aksioni më kulminant i pjesës s ëparë, teksa Gjimshiti i dhuron topin Zahavit, i cili kaloi dhe portierin Strakosha, por më pas ndal në mënyrë të pabesueshme nga portieri shqiptar dhe më pas u largua nga Veseli. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?