Super Uzuni, shënon edhe në Europa League me Ferencvaros (VIDEO)
Sporti E Enjte, 30 Shtator 2021 23:14

Myrto Uzuni nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen e Europa League që Ferencvarosh po luan ndaj Betis.
26-vjeçari realizoi në minutën e 44 të pjesës së parë duke barazuar shifrat. Uzuni i rrëmbeu topin mbrojtësit dhe me një goditje të bukur nga jashtë zonës mposhti portierin spanjoll.