FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superiorja, java e pestë nis me supersfidë

Java e pestë e Kategorisë Superiore do të fillojë nga dita e premte me një ndeshje të fortë në letër, si Partizani-Flamurtari. Dy skuadra që vijnë me rezutate dhe paraqitje të ndryshme në këtë javë të kampionatit shqiptar, por pikët i kanë të barabarta: 7.

Partizani do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën vlonjate pas barazimit në Laç, që nuk i dha mundësinë të përfitonte më tepër në renditjen pas këtyre 4 javëve të para.

Pas humbjes së parë të pësuar nga ish-skuadra e tij, Ilir Daja shpreson të harrojë sa më shpejt atë ndeshje me Skëndërbeun, më shumë për nga emri që i shkaktoi humbjen dhe i shënoi golat e parë, se sa thjesht nga rezultati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra vlonjate është ndër emrat kryesorë të Kategorisë Superiore dhe padyshim që objektivi i saj do të jenë pikët maksimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?