Superiorja luan nesër javën e 21-të, Skënderbeu-Partizani premtojnë spektakël
Pas ngjarjes së rëndë të sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Kategoria Superiore nuk do të ndalet, po do të vijojë që të zhvillojë ndeshjet sipas programit, në përjashtim të ndeshjes së skuadrës shkodrane. Kryendeshja e kësaj jave do të luhet në Korçë, atje ku skuadra korçare do të presë Partizanin, në një duel shumë interesante. Kukësi ndërkohë do të presë Laçin, me objektivin për të rigjetur fitoret në “Zeqir Ymeri”.
Skënderbeu- Partizani: Në vitet e fundit ka qenë një duel i ndezur. Të dyja skuadrat nuk kanë kaluar ditë të qeta, me Skënderbeun që është nën presionin e dënimit 10-vjeçar nga UEFA, ndërsa Partizani për shkak të mungesave të lojtarëve të rëndësishëm. Në dy fazat e para, korçarët kanë marrë 4 pikë ndaj Partizani e di mirë se në Korçë luan një etapë të rëndësishme për ambicien europiane dhe do të përpiqet të bëjë maksimumin për të mos dalë pa rezultat nga kjo transfertë. Pavarësisht humbjes me Kukësin, të kuqtë kanë treguar shenja të dukshme përmirësimi në lojë, ndërsa Skënderbeu mbetet gjithsesi skuadra me një lojë të konsoliduar. Edhe skuadra korçare ka jo pak mungesa, pasi disa nga futbollistët kryesorë janë prekur nga një virozë gripale.
Kukësi-Laçi: Dueli që do të zhvillohet në “Zeqir Ymeri” do të jetë një provë e rëndësishme për trajnerin Peter Pakult se sfidat në shtëpi nuk do të jenë një makth për të ardhmen. Verilindorët pas fitores ndaj Partizanit kanë fituar edhe më shumë besim, se mund të arrijnë në vendin e dytë, dhe pse jo me një dënim të mundshëm të Skënderbeut nga UEFA, mund të shpallen sërish kampion. Për ndeshjen me Laçin trajneri austriak do të ketë mungesa të rëndësishme, tre prej të cilave në mbrojtje. Kapiteni Ylli Shameti nuk i ka dalë dhe nuk luan nesër, ashtu si dhe Albi Alla dhe kroati Zhderiç, të tre të dëmtuar. Në sulm do të mungojë Elis Bakaj, i cili është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Partizanin në kryeqytet.
Teuta-Flamurtari: Derbi bregdetar sjell dy skuadra me objektiva diametralisht të kundërt, forca e dytë e kampionatit që ende ka shpresa për titullin, dhe durrsakët që luftojnë për mbijetesën. Flamurtari shkon me mungesa të rëndësishme në transfertën e “Niko Dovanës”. Për kuqezinjtë nuk janë të disponueshëm Tounkara dhe Xhufo të dëmtuar dhe Bicaj për shkak kartonësh.
Lushnja-Kamza: Në fillim të kampionatit të gjithë e cilësuan si duelin e mbijetesës, por me kalimin e ndeshjes skuadra e Ndreut në këtë sezon ka për objektv pse jo dhe një vend në Europë. Vendasit duken si të rënë sërish në Kategorinë e Parë, teksa kjo ndeshja mund të jetë prova e fundit.
Luftëtari-Vllaznia: Incidenti i regjistruar në Shkodër me sulmin fizik ndaj trajnerit të Vllaznisë solli kërkesën e klubit kuqeblu për shtyrjen e ndeshjes së kësaj fundjave. Diskutimet mes Vllaznisë dhe skuadrës së Luftëtarit që është organizatorja e sfidës, çuan në zhvendosjen e përballjes së javës së 21 për të dielën në orën 14:00, diçka e cila u ra parimisht dakord edhe me FSHF.
KOHA JONË SONDAZH

