Superiorja, Skënderbeu kërkon kreun

Sot në orën 14:00, kampionati shqiptar do të vijë me një tjetër sfidë mjaft interesante, atë që do të luhet në “Sleman Stërmasi” mes Tiranës dhe Skënderbeut.

Vendasit vijnë pas një periudhe shumë të vështirë, ku ndonëse janë paraqitur mirë në fushë, në 6 javët e fundit kanë marrë vetëm dy pikë dhe numërojnë plot 4 humbje.

Trajneri Ardian Mema, i cili drejton bardheblutë prej 5 javësh, nuk e ka provuar ende shijen e 3-pikëshit, gjë që do të synojë ta bëjë sot, ndonëse sfida do të luhet pa përkrahjen e tifozërisë, për shkak të pezullimit nga Komisioni i Disiplinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, korçarët do të vijnë në kryeqytet me objektivin e vetëm, fitoren, për të shfrytëzuar hapin fals të Partizanit dhe për t’u rikthyer në krye të renditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër sfidë interesante do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin e rinovuar tashmë, “Niko Dovana” të Durrësit, ku Teuta vendase do të presë Luftëtarin e Gjirokastrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?