Superiorja s’ndalet as Ditën e Verës, java e 25-të premton spektakël

“Loro Boriçi” do të presë një ndër sfidat më të ndezura, teksa Vllaznia pret Partizanin, në një duel që do të vendosë shumë për fatin e të dyja skuadrave. Ekipi i Gjokës kërkon të sigurojë një mbijetesë të vështirë, ndërsa Partizani i sotëm është larg shkëlqimit të periudhës së Loro Boriçit dhe si objektiv kryesor ka sigurimin e Europës. Dy ishët Xhevahir Sukaj dhe Renato Malota janë një kërcënim më shumë për Dalipin, i cili po kalon një moment pozitiv pas fitores 3-0 ndaj Luftëtarit. Edgar Çanin që u rikthye në ndeshjen e fundit dhe është gati për më shumë minuta, ndërkohë që tekniku elbasanas pritet të mos bëjë ndryshime në krahasim me formacionin që fitoi pastër ndaj Luftëtarit. Si shkodranët, ashtu edhe kryeqytetasit synojnë të dalin me 3 pikë nga kjo sfidë, pasi barazimi nuk do t’i shërbente asnjë ekipi, për të arritur objektivat e sezonit.

Skënderbeu vijon me ecurinë e frikshme në kampionat, teksa ka krijuar një distancë të sigurt me kundërshtarët në kampionat, duke ua bërë më të thjeshtë ecurinë në javët e fundit pavarësisht kërkesës së UEFA-s për një dënim të gjatë. Sfida e radhës nuk pritet të sjellë shumë surpriza, pasi përballë është Teuta që luan shpresat e fundit për të qëndruar në elitën  futbollit shqiptar.

Luftëtari-Kukësi është një ndër sfidat më interesante të javës së 25-të të Kategorisë Superiore, dhe jo vetëm për renditjen apo objektivat. Skuadra verilindore ka rifituar një super sulmues si Sindrit Guri, autor i 6 golave në 5 ndeshjet e fundit, por përballë do të jetë Luftëtari që në shtëpi luan mjaft mirë. Trajneri Hasan Lika për këtë ndeshje nuk do të ketë të gatshëm Vasil Shkurtajn, teksa trinomi i sulmit pritet të formohet nga Kristal Abazajn, Dejvi Bregun dhe Rroca. Në krahun tjetër trajneri Pakult i gëzohet rikthimit të Shametit dhe Allës në qendër të mbrojtjes, por nuk do të kenë aspak një ndeshje të thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi do të ketë një shans të artë në javën e pestë për të blinduar vendin e tretë, teksa në duelin e radhës do të sfidojë Lushnjën në transfero. Laçianët në këtë kampionat kanë marrë pikët maksimale ndaj “lagunarëve” dhe për më tepër i kanë eliminuar dhe në Kupë, ku humbja 0-1 në shtëpi nuk pati vlerë pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Lushnja vjen pas një serie prej 6 humbjesh radhazi dhe tashmë duket se e ka marrë rrugën e rikthimit në Kategorinë e Parë. Në këtë ndeshje do të mungojnë Xhafa, Marku, Korreshi, Magani dhe Çela, ndërsa Premçi është i skualifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flamurtari dhe Kamza në javët e fundit duket se janë mbërthyer në një “ngërç” rezultatesh. Ekipi i Duros nuk fiton prej katër javësh, në 3 prej të cilave nuk ka shënuar, dhe ndërkohë që Kamza ka katër ndeshje pa fituar. Te Flamurtari kanë ndikuar padyshim dëmtimet dhe ndonjëherë dhe vendimet jo të favorshme nga gjyqtarët. Sigurisht që Flamurtari duhet të bëjë ende llogaritë me infermierinë, pasi nuk ka të gatshëm, Nurkoviçin, Tounkaran dhe Muarem Muarem, ndërsa për çështje kartonësh nuk do të jetë as Artim Pollozhani, por Duro megjithatë e ka kontingjentin për të përballuar këtë situatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?