FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Superklasikja” do të luhet në Paraguaj, më 8/9 dhjetor

Se çfarë do të ndodhë nga pikëpamja disiplinore, mbetet ende për t’u parë, por ndërkohë, finalja e dytë e Kupës Libertadores pasurohet me një kapitull të ri kaosi. Konfederata e Amerikës së Jugut ka vendosur që “Superklasikja” mes River Plate dhe Boca Juniors të mos luhet në Buenos Aires, vendi bazë i dy ekipeve argjentinase dhe vatër e nxehtë trazirash e dhune, siç dëshmuan edhe ngajrjet që shtynë vendosjen e trofeut.

Opsioni më i fundit i dalë në skenë është një datë dhe një vend që ngjall diskutime. Finalja, që vendos më të fortën e kontinentit, do të luhet më 8 ose 9 dhjetor në kryeqytetin e Paraguajit, në Asunsion. Por, mbeten të gjalla kontestimet e forta të të dyja klubeve.

River Plate kërkon të luajë në stadiumin “Monumental”, ndërsa Boca këmbëngul që të marrë fitoren në tavolinë dhe se nuk ka ndërmend të zbresë në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet në Paraguaj kanë dhënë lejen për zhvillimin e asaj që cilësohet “ndeshja e vitit” në futbollin latin. Por mungon konsensusi i klubeve, që kërkojnë secili pretendimet e tyre. Përballja e parë mes dy ekipeve më të njohura argjentinase u mbyll 2-2, ndërsa kthimi u shty pas sulmit ndaj autobusit të Boca Juniors.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?