FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Superliga Evropiane, Spanja del kundër krijimit të saj

Superliga europiane dështoi që në nisje, megjithatë tre nga 12 klubet nismëtare nuk kanë hequr dorë ende nga projekti.

Qeveria spanjolle është rreshtuar në anën e atyre që kundërshtojnë krijimin e Superligës dhe e ka bërë këtë nëpërmjet një letre të dërguar në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, ku thekson se mbështet UEFA-n, federatën spanjolle dhe La Ligën, të cilat janë pozicionuar kundër projektit që kërkojnë ta çojnë përpara Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi.

Spanja i bashkohet kështu Brukselit, që mban qëndrim zyrtar në mbështetje të parimeve të konkurrencës sportive dhe jo aspekteve të tjera që lidhen kryesisht me përfitimin e disa klubeve dhe krijimin e një lloj monopoli në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?