Supriza, Tony Blair president i Premier League?

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është emri më intrigues që është përmendur në mbledhjen e fundit të klubeve si President i ardhshëm i Premier League, kampionatit anglez të futbollit.

Futbolli nuk ka qenë kurrë një nga pasionet e Blair, edhe pse ka thënë që është tifoz i Newcastle.

Megjithatë, Blair, i cili e la detyrën si kryeministër në vitin 2007, pas 10 vitesh në këtë post, ka karizëm dhe autoritete për të ruajtur rregullin mes 20 klubeve më të mira të Anglisë. Emrat e tjerë për President të Premier League janë Gavin Patterson dhe Barney Francis.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?