FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza në Formula 1, Bottas befason Lewis Hamilton në provat zyrtare

Valteri Bottas befason Lewis Hamilton, megjithatë edhe provat zyrtare të Çmimit të Madh të Rusisë ishin një dominim total i Mercedes. Në Sochi, finlandezi Valteri Bottas regjistroi xhiron më të shpejtë me kohën e shkëlqyer 1 minutë 38 sekonda e 387 të mijtat.

Disi më i ngadaltë Lewis Hamilton se shoku i tij i skuadrës me anglezin që do të ngjitet nga vendi i dytë në garën e kësaj të diele. Nga radha e dytë do të nisen dy pilotët e Ferrarit, Vettel dhe Raikkonen të cilët ishin më shumë se gjysmë sekondi më të ngadaltë se Bottas.

Zhgënjyen totalisht dy pilotët e Red Bullit Verstappen dhe Ricciardo që nuk u kualifikuan në sesionin e tretë dhe do të nisen në garën e nesërme nga pozicionet 11 dhe 12.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?