Surpriza në Kategorinë e Parë, ja rezultatet e javës së 16-të

Kastrioti nuk ka rivalë në grupin A. Krutanët kanë triumfuar në Lezhë me Besëlidhjen vendase. Kabiru dhe Mulaj ishin autorët e golave në këtë takim. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Erzeni me Egnatian. Xhixhiua me penallti dhe Lala ishin protagonistët në “Tofik Jashari”. Fitore me vlera për Burrelin, që përmbysi Tërbunin pas golit të Gjinit. Dervishi dhe Peçi i dhanë tre pikët matjanëve. Fitore në frymën e fundit për Korabin. Hysi nderoi dibranët në transfertën me Dinamon, ndërkohë Besa barazoi pa gola me Vllazninë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 16

GRUPI A

Swiss Digital Desktop Reklama

Erzeni-Egnatia 2-0

Swiss Digital Mobile Reklama

Shënues: Xhixhiua 17’ (pen.),  Lala 62’

Besëlidhja-Kastrioti 0-2

Shënues: Kabiru 1’, Mulaj 80’

Dinamo-Korabi 0-1

Shënues: Hysi 90’

Besa-Vllaznia B 0-0

Tërbuni-Burreli 1-2

Shënues: Gjini 11’ / Dervishi 17’, Peçi 74’

Apolonia i ka dhënë një goditje të rëndë Tomorit, teksa e ka mundur me rezultatin minimal 0-1 skuadrën beratase me gol të Mehmetit në fund të takimit. Në frymën e fundit ka fituar edhe Pogradeci me Naftëtarin, që gjeti golin e para. Gega realizoi i pari, kurse Çekiçi dhe Pere i dhanë tre pikët e para për këtë vit liqenorëve.

GRUPI B

Tomori- Apolonia 0-1

Shënues: Mehmeti 88’

Naftëtari-Pogradeci 1-2

Shënues: Gega 23’ / Çekiçi 39’, Pere 92’

Turbina-Shënkolli 4-0

Shënues: Ejoh 8’, Sallaku 40’, 48’, Çota 73’

Shkumbini-Iliria 0-1

Shënues: Doçi 83’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?