FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza në Kupë/ Egnatia eliminon Kukësin, Vllaznia dhe Teuta nuk gabojnë

Janë luajtur ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë për turin e dytë, ku nuk kanë munguar edhe rezultatet surprizë. Kukësi është eliminuar nga Egnatia, pas fitores 1-0 në ndeshjen e kthimit, pasi në duelin e parë ishte mundur në shifrat 3-1.

Vllaznia fitoi 6-1 ndeshjen e kthimit ndaj Pogradecit, duke kaluar në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 8-1. Teuta fitoi pastër 2-0 ndaj Korabit, duke kaluar me lehtësi në fazën tjetër. Laçi barazoi 1-1 ndaj Tomorit, por kaloi në fazën tjetër pas ditores 1-0 në ndeshjen e parë.

Flamurtari mori një kualifikim të rëndësishëm, duke surprizuar Kastriotin në shifrat 4-2 në ndeshjen e kthimit. Sfida e parë mes tyre ishte mbyllur në barazim. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?