Surpriza nga Spanja, Reali kërkon sulmuesin që ka dështuar te Liverpooli
Një ndër blerjet më të dështuara të Liverpoolit, Iago Aspas është pranë kalimit te Real Madridi. Sulmuesi i Celta Vigos sipas mediave iberike është në bisedime me skuadrën mbretërore dhe një lëvizje konkrete pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.
Ai është i preferuari i trajnerit Lopetegui i cili vazhdimisht e aktivizonte edhe te kombëtarja e Spanjës. Iago në dy edicionet e kaluara ka shënuar 41 gola për Celtan, duke qenë një sulmues që e njeh mjaft mirë golin.
Liverpooli e bleu 5 vite më parë për 11 milionë euro, por ai nuk arriti që të përshtatej me futbollin anglez.

KOHA JONË SONDAZH

