Surpriza të shumta në 45 minutat e para në Champions, Juvja dhe United po munden (VIDEO)
Pjesët e para në ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionve kanë prodhuar rezultate të shumta surprizë. Juventus i ka mbyllur në disavantazh 0-1 pjesën e parë ndaj Young Boys, pasi vendasit kanë shënuar me penallti nga Hoarau.
Valencia po fiton me të njëjtën rezultat me një gol të Soler, ndërkohë që City po barazon 1-1 ndaj Hoffenheim, që ka shënuar me Kramaric nga pika e bardhë, por City ka barazuar në minutat shtesë me Sane. Bayern Munchen ka fituar 1-0 me një gol të shënuar nga Lewandowski.

KOHA JONË SONDAZH

