Suso: Kam refuzuar Interin në verë, e drejtë që u largua Montela!

Mesfushori i Milanit, Suso ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” duke folur 360 gradë. Sezonin e kaluar ka shënuar dy gola në derbi, ndërkohë që në Kupë këtë vit ka dhënë një asist për Kutronen.

“Dy golat në derbin e 2016 ka qenë padyshim ndeshja më emocionuese e jetës time. Më mjafton një asist. Në verë më bënë një ofertë. Sapo kisha ndërruar manaxherin dhe ata kishin folur me të. Nuk e di se çfarë ka folur me Milani me manaxherin tim, por unë i kisha idetë e qarta: doja të qëndroja këtu dhe të rinovoja.

Nuk duhet të harrojmë që ndeshjet janë shumë të rëndësishme për qytetin dhe tifozët. Në derbin ku shënova dy golësh ishin të pranishëm familja ime dhe disa miq të mi dhe ata tani duan të vijnë gjithnjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Montela? Kishim nevojë për ndryshime, por dua të falënderoj Montelën. Çdo trajner ka stilin e tij për të stërvitur, ndoshta ai dhe Sevija fitojnë Championsin. Kur ai fitonte asnjë nuk fliste për metodat e tij. Kualiteti kryesor i Gatuzos është pasioni”, përfundoi Suso.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?