FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sy shqiponja, Prenga sfidon kanadezin Chemelli

Pas titullit Kampion Bote në KickBox, sy shqiponja Kristian Prenga ka zgjedhur Kanadanë për të ngjitur hapat në boksin profesionist.

Përmes rrjeteve sociale, boksieri me origjinë nga Mirdita ka lajmëruar të gjithë sportdashësit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen se sfida e radhës do të zhvillohet më 24 mars dhe si kundërshtarë do të ketë kanadezin Tim Chemelli.

Pavarësisht moshës madhore, 36-vjeçari kanadez ka një karrierë jo shumë të pasur në ring. Momentalisht Chemelli ndodhet në vendin e 9-të nga 24 boksierë kanadez, ndërsa në ranglistën botërore mban vendin e 270 nga 1214 boksierë. Në krahun tjetër, 27-vjeçari Prenga mban vendin e 248 nga 1214 boksier.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?