Szczesny: Me Wengerin pija duhan, te Juventus dua vetëm të fitoj

Nga Arsenali te Juventusi, por edhe me një sezon te Roma ndërmjet, portieri polak Wojciech Szczesny duket se ka rigjetur qetësinë te bardhezinjtë e Allegrit, ku po luan si titullar dhe po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij. “Gardiani” i njohur nuk e fsheh dashurinë parë klubin londinez, teksa thekson se mbetet ende një tifoz i Arsenalit.

“Mendoja se do të luaja përjetësisht te Arsenali, pasi e dua atë klub edhe tani, që nuk jam më pjesë e tij. Kam fituar disa kupa me Arsenali, ndonëse kam ëndërruar triumfin në Premier League, por nuk ia kemi dalë. Në fund u largova, pasi kuptova se kishte ardhur momenti që vendimet t’i marr me kokë dhe jo me zemër.

Kam shumë respekt për Wengerin, pasi më ka ndihmuar shumë dhe më dha mundësinë të debutoja në Premier League kur isha vetëm 20 vjeç dhe e kisha të vështirë të menaxhoj situatën. Në janar të 2015-ës trajneri më gjeti duke pirë cigare në dush, pas një ndeshjeje me Stoke City-n dhe më gjobiti për këtë. Më pas më uli edhe në stol, derisa kuptova që nuk kishte më vend për mua dhe pranova huazimin te Roma”, tregon portieri polak i Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?