Tafa optimist: Do mundohem t’i limitojmë yjet e Spanjës (VIDEO)
Shpresat do të luajnë dy ndeshjet e fundit eliminatore në grupin 2, kundër Spanjës në Tiranë dhe Estonisë, në fushën e kësaj të fundit. Përgatitjet vazhdojnë, ndërkohë që sot, në konferencën për shtyp doli edhe mbrojtësi Shaqiri Tafa, i cili shprehu dëshirën për një rezultat pozitiv.
“Kundër Spanjës do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi janë skuadër me element të shumtë cilësorë, por edhe një ekip kompakt. Do mundohemi t’i limitojmë në hapësirat e tyre ofensive. Ndoshta rezultati i takimit në Spanjë nuk ishte edhe shumë real për lojën që bëmë, sidoqoftë duhet të kemi edhe pak fat. Ata janë të parët e grupit, por ne do të bëjmë lojën tonë për të arritur më të mirën.
Mendojmë të kufizojmë maksimalisht në hapësirat e tyre, për të mos i lënë mundësi. Edhe unë ndaj të njëjtin mendim që ne mund të kishim më shumë pikë, nëse do të tregonim më shumë përqendrim e kujdes deri në fund të lojës, ku dhe jemi penalizuar shpesh. Na mbetet të bëjmë më të mirën tonë tashmë për të mbyllur me pikë këtë raund eliminator”,- theksoi ndër të tjera mbrojtësi i ekipit përfaqësues.
KOHA JONË SONDAZH

