Talenti brazilian Reinier shpërthen në lot gjatë prezantimit te Reali (VIDEO)

Pas Vinicius, një tjetër fenomen i ri brazilian zbarkon te Real Madrid. Po flasim për Reinier, i cili nuk ka mundur t’i mbajë lotët në prezantimin zyrtar të bërë në krahë të presidentit Florentino Perez.

18-vjeçari ka ripërsëritur disa herë sakrificat e mëdha të familjes së tij për të arritur deri te super klubi spanjoll. Ai është përlotur kur ka parë një video të disa momenteve më të mira kur ka qenë pjesë e Brazilit apo Flamengos.

“Jam fal familjes sime këtu. Ka qenë e vështirë për të lënë gjithçka pas krahëve, kam qenë i vogël për të qenë në gjendje për të luajtur”, është shprehur braziliani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sakrificë e justifikuar deri më tani, pasi Real Madrid ka paguar 30 milionë euro, ndërkohë që i ka ofruar një kontratë deri në vitin 2026. Fillimisht ai do të luajë për skuadrën B: “Jam gati për të bërë gjithçka që do të dojë klubi”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?