Talenti i Bayernit si Usain Bolt, vendos rekord në Bundesligë

Bayern Munich realizoi mbrëmë objektivin për të fituar zyrtarisht titullin kampion, duke mundur 1-0 Werder Bremen. Në këtë sezon një nga zbulimet e mëdha ka qenë edhe Alphonso Davies, i cili në pjesën e parë të sfidës vendosi rekordin e ri të shpejtësisë së Bundesligës për një lojtar.

Futbollisti kanadez regjistroi shpejtësinë rekord të 36.51 km/orë. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar nga 2013-2014, sezoni në të cilin lindi baza e të dhënave statistikore referuese.

Edhe pse u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta nga fundi i ndeshjes, pas kartonit të dytë të verdhë, sërish sfida e djeshme mund të mbetet gjatë në mendjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?