FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talenti i Këln: Mavraj është si një baba për mua, më mori për dore …

E shtuna do të rezervojë një ndeshje të veçantë për Mërgim Mavraj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të jetë përballë ish-ekipit të tij, Këln. Mavraj do të ketë kundërshtar në këtë sfidë, mikun e tij më të mirë, mesfushorin 20-vjeçar të Këlnit, Salih Ozkan. Në një intervistë për “Bild”, turko-gjermani, ka treguar për raportet me mbrojtësin shqiptar, madje e ka konsideruar atë si një “baba”.

Salih, Hamburgu është më shumë se vetëm një ndeshje për ju, apo jo?

“Dueli ndaj Këlnit, është i veçantë për mua sepse do takoj mikun tim Mërgim Mavraj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keni shumë miqësi së bashku?

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur Mergimi ishte te Këlni, kishim shumë gjëra të përbashkëta, edhe jashtë klubit. Ai ma bëri më të lehtë në ekip. Më mori për dore dhe kjo më bëri të ndihesha mirë.

Përse Mavraj u soll aq mirë?

Sepse është si një “baba”, që më ka nxitur të punoj. Është një person i sjellshëm dhe mik me prindërit e mi. Kujdesi i tij dhe mënyra se si ai merret me lojtarët e rinj, më ka impresionuar jashtë mase.

Të shtunën do të jeni disi i ‘egër’ me Mavraj në fushë?

Në fushë do të mundohem ta harroj miqësinë dhe të fitoj. Pas lojës mund të qeshim përsëri së bashku me Mavrajn. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?