FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Talenti shqiptar: Nëse nuk më fton Serbia, luaj për Kosovën

Arton Zekaj ende nuk e ka vendosur se me cilën Kombëtare do të luajë. Ai ka lindur në Beograd nga dy prindër kosovarë. Zekaj ka qenë kapiten i grupmoshave serbe. Mesfushori i talentuar është pjesë e kampionatit francez dhe aktivizohet me skuadrën e Lilles.

Në një intervistë për mediat në Beograd, djaloshi i ka çuar një mesazh të fortë Serbisë, teksa i ka bërë thirrje se nëse nuk e thërrasin në Kombëtare si kundërpërgjigje ai do të vijojë karrierën me Kombëtaren e Kosovës.

“Është e vërtetë që kam qenë kapiten te moshat e Serbisë dhe nuk jam ftuar në ndeshjet e fundit. Nuk e di çfarë të them, kamë qenë në dispozicion të përzgjedhësve, por që nuk kishte thirrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e di çfarë ka ndodhur. Jam kontaktuar nga trajneri Ilija Stolica dhe më tha se dëshironte t’i provonte disa lojtarë të tjerë. Por edhe pasi provuan lojtarët mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë. Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata që më duan më shumë, do të doja të vazhdoja me ata që kam nisur, por nëse nuk më duan nuk kam se çfarë të bëjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur dhe jam rritur, kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat dhe natyrisht se do të luaja për ta. Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë. Nëse nuk do të kem ftesë nga Serbia atëherë do të luaj për Kosovën”,  tha ai për “Kurir”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?