Tare: Kampionati i falsifikuar, VAR na ka “ngrënë” 12 pikë

Igli Tare ka zgjedhur që të ngrejë zërin për venimet e arbitrave në Itali. Drejtori Sportiv I klubit të Lacios ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Corriere dello Sport”, teksa nuk e ka fshehur mërzinë ndaj vendimeve të teknologjinë gjatë këtij sezoni. Shembulli më i fundit është ndeshja kundër Kaljarit, ku nuk u vendos të aplikohej VAR për një faull ndaj Imobiles, ndërsa një gjë e tillë u bë në favor të Kaljarit.

“Pse ekzistojnë dy interpretime të ndryshme? Ajo ndaj Imobiles nuk është penalltia e zakonshme. Është një penallti e dyfishtë dhe nuk ndodh thuajse asnjëherë në futboll. E prek fillimisht një lojtar i Kaljarit dhe pastaj tjetri. E kanë rrëzuar dy vetë. Nuk e di se si nuk e kanë pare.

VAR-i na ka hequr shumë në klasifikim. Unë them minimumi 12 pikë. A të themi 6? Mirë, le të themi se kemi humbur 6 pikë për shkak të interpretimit të gabuar dhe gabimesh të treguara në TV, si goli me dorë i Kutrones gjatë ndeshjes me Milanin. Pozicioni i Lacios në klasifikim sot do të ishte i ndryshëm, nuk them me siguri të kualifikuar në Champions, por thuajse. Kështu po trukohet kampionati”, ishte akuza e rëndë e Tares.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam thënë dy apo tre muaj më parë. Mes nëntorit dhe dhjetorit jemi penalizuar në mënyrë të dukshme. Katër ndeshje, njëra pas tjetrës, në të cilat Lacio u dëmtua dhe kemi humbur kontaktin me kreun, ndaj Napolit dhe Juves. Ishim 3 pikë larg vendit të parë, flitej për titull. U ngadalësuam, tani jemi të katërtit, në garë me të tjerët. Por ka pasur një handikap për ne. Kampionati, e them me qartësi, është plotësisht i manipuluar. Dhe nuk ka mirëbesim në vendime”, ka thënë drejtori shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?