FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tare: Vendosëm të rrezikonim, me Sarrin do hedhim një hap më të vështirë!

Maurizio Sarri është prezantuar sot te skuadra e Lazios. Së bashku me të në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe Drejtori Sportiv Igli Tare, i cili ka shpjeguar arsyet se përse zgjodhi atë.

“Ne jemi shumë të lumtur që prezantojmë trajnerin e ri. Gjej rastin të falënderoj Simone Inzaghi dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë pesë viteve të fundit. E urojmë atë për sukses edhe tek Interi. Pse Sarri? Për ne ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të hedhur një hap më të vështirë.

E dinim se kishim bërë një punë të shkëlqyeshme, por me Sarrin është një terren për t’u provuar, edhe në këto kohë të vështira, që të gjithë po kalojnë në botën e futbollit. Kemi marrë një trajner me përvojë, i cili synon grupin dhe lojën agresive sulmuese. Kjo reflekton shpirtin e Lazio. Ne e mirëpresim Sarrin. Shpresojmë të gëzohemi për shumë gjëra të mira”, deklaroi Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?