Taulant Xhaka sherr me shokun e ekipit pas humbje së turpshme

Basel është eliminuar nga kupa e Zvicrës, pasi Winterthur i mposhti me rezultatin 6-2. Samir Ramizi shënoi dy prej golave, kurse Gëzim Pepsi një. Në fund në klubin e madh zviceran tensioni ka qenë i madh.

Taulant Xhaka, i cili është dëmtuar në gju dhe është operuar së fundmi, ka pasur një grindje me qendërmbrojtësin Timm Klose. Lajmi konfirmohet nga “BLICK”, që ndër të tjera thekson se me mesfushorin shqiptar në fushë situata do kishte qenë tjetër.

Xhaka njihet për karakterin e tij të fortë dhe sa duket nuk ka mundur të durojë dot pas humbjes së turpshme ditën e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?