FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të enjten hapet merkato në Angli, priten lëvizje të mëdha

Premier League uli siparin këtë të diel, ku Manchester City mbrojti titullin kampion, pas një dueli fantastik, që zgjati deri në “frymën e fundit” me skuadrën e Liverpoolit.

Tashmë Anglia pret vetëm finalet e kupave europiane, pasi si Champions, ashtu edhe Europa League do të diskutohen nga skuadra angleze, Tottenham-Liverpool në të parën dhe Chelsea-Arsenal në të dytën.

Megjithatë të enjten në Angli hapet zyrtarisht edhe merkatoja e verës, e cila do të zgjasë deri më 8 gusht në orën 18:00 (ora shqiptare), ndërsa priten lëvizje mjaft të bujshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi shumë yje të kampionatit anglez kanë bërë gati valixhet për t’iu bashkuar klubeve të tjera europiane, por nga ana tjetër, skuadra si Manchester United e Arsenal pritet të shpenzojnë shifra të konsiderueshme për t’u rikthyer në nivele të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?