FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Të gjithë rrugët të çojnë te Mbappe”, Reali në sulm për yllin francez

Reali i Madridit pritet që të bëjë lëvizje të mëdha në merkaton e verës. Emri i parë në listë është talenti francez i PSG-së, Kylian Mbappe.

“Të gjithë rrugët të çojnë te Mbappe”. Është ky titulli kryesor i “AS”, një gazetë shumë pranë klubit mbretëror. 20-vjeçari nuk është thjesht një ëndërr, por një objektiv real. Lëvizja e tij drejt “Bernabeut” pritet të bëhet shumë shpejt realitet mbi të gjitha për faktin se klubi parisien ka nevojë për të paktën 150 milionë euro për të mbyllur një “vrimë” të madhe financiare.

Mbappe nuk e ka kapërdirë gjobën që klubi i ka vënë pasi u paraqit me vonesë në një bashkëbisedim me trajnerin Tuchel, një arsye më shumë e shtyn drejt largimit. Vetë sulmuesi francez e konsideron Realin klubin e duhur për të synuar “Topin e Artë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?