Të gjithë të çmendur pas bomberit të Seria A, por Roma merr “po”-n nga agjenti
Shumë klube italiane, por edhe europiane, janë vënë në lëvizje për të afruar Krzystzof Piatek, teksa Juventus, Napoli dhe Roma janë ato që po këmbëngulin më tepër, për ta transferuar Piatek që në muajin janar. De Laurentiis ka takuar personalisht presidentin e Genoas dhe i ka ofruar plot 35 milionë euro për të blerë sulmuesin, ndërsa i ka premtuar të lejojë polakun të mbetet kuqeblu deri në përfundim të sezonit.
Por së fundi ka qenë Drejtori Sportiv i Romës, Mario Monchi, që ka takuar personalisht menaxherët e sulmuesit polak, duke u folur atyre për projektin e verdhekuqve dhe për dëshirën që Piatek të transferohet në kryeqytetin italian.
Roma shikon te Piatek zëvendësuesin ideal të Edin Dzekos, mosha e të cilit nuk premton më, ndërsa çeku Schick nuk po arrin të ambientohet si duhet dhe të bëjë më të mirën në majë të sulmit. Verdhëkuqtë sipas mediave italiane kanë marrë dhe “po”-n nga
Gjithsesi, ajo që presidenti i Genoas, Preziosi e ka të qartë, është që nuk do të lejojë Piatek të largohet para se të përfundojë sezoni, me shpresën që polaku do të shënojë akoma më shumë gola dhe vlera e kartonit të tij do të rritet edhe më.
KOHA JONË SONDAZH

