Të gjithë të çmendur pas Sarrit, përfundon edhe në listën e Realit
Ai është kthyer në një model të lojës së bukur në futbollin italian. Mauricio Sarri është arkitekti i faktit se Napoli është kryesues i kampionatit dhe po bën një luftë të ashpër me Juventusin për të marrë titullin. Emri i tij ka përfunduar në listën e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane, teksa tabloidi “The Sun” shkruan se në mesin e ekipeve të interesuara është edhe Reali i Madridit në rast se do të largohet në fund të sezonit.
“Galaktikët” vlerësojnë mënyrat e tij të punës dhe veçanërisht faktin se ndërton ekipe q luajnë shumë mirë futboll. Çelsi dhe PSG prej kohësh janë të interesuara për strategun e njohur, madje nuk kanë munguar edhe kontaktet zyrtare. Fillimisht klubet e mëdha duhet të paguajnë 10 milionë euro për të prishur kontratën me Napolin, ndërkohë që nëse rinovon kontratën, kjo lëvizje do të bëhet edhe më e vështirë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

