Të hënën hidhet shorti, ja si do të ndahen vazot në Europa League

Më përfundimin e ndeshjeve në grupe të Europa League-s, janë përcaktuar tashmë të gjitha skuadrat që do të shortohen për raundin e 1/16-ave, ditën e hënë, ora 13:00. 32 skuadrat e kualifikuara, 24 nga grupet e Europa League dhe 8 të tjera që vijnë nga Championsi si vende të treta, janë ndarë në dy vazo. Na vazon e parë janë vendosur skuadrat që e mbyllën grupin në vendin e parë dhe ekipet e treta më të mira që vijnë nga Championsi.

Skuadra të mëdha të vazos së parë, si Çelsi, Arsenali, Interi apo Napoli, shpresojnë të shmangin përplasjet me kundërshtarë të fortë si Lazio, Sporting apo Shakhtar Donesk.  Në bazë të rregullores, në këtë raund nuk mund të ketë përplasje të skuadrave nga i njëjti kampionat.

Vazo 1

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayer Leverkusen, RB Salzburg, Zenit, Dinamo Zagreb, Arsenal, Betis, Villareal, Eintracht Frankfurt, Genk, Sevilla, Dinamo Kiev, Chelsea, Napoli, Valencia, Inter, Benfica.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vazo 2

Zyrih, Celtic, Slavia Praga, Fenerbahçe, Sporting Lisbonë, Olimpiakos, Rapid Vjenë, Lazio, Malmo, Krasnodar, Ren, BATE Borisov, Viktoria Plzen, Club Brugge, Shaktar Donjetck, Galatasaray.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?