“Te Interi shkoja i dehur në stërvitje, flija në infermieri”

E mbani mend sulmuesin e famshëm brazilian, Adriano Leite Ribeiro?

Ndoshta ky emër nuk është i dëgjuar, por nëse themi “Perandori”, sigurisht që do e kujtoni direkt.

Ish-sulmuesi i njohur i Interit ka folur së fundmi për revistëm braziliane R7, rreth momenteve më të vështira në karrierën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pranon hapur problemet me alkoolin, madje rrëfen se abuzonte edhe në kulmin e karrierës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera ai tregon:

Vetëm unë e di se sa kam vuajtur. Vdekja e babait tim më la me një boshllëk të madh brenda vetes, ndihesha shumë i vetmuar. Pas vdekjes së tij, gjithçka u vështirësua, sepse fillova edhe të izoloj veten nga të tjerët. Në Itali isha i vetëm, i mërzitur dhe i dëshpëruar, më pas iu futa edhe alkoolit.

Ndihesha i lumtur vetëm kur pija alkool, mund ta bëja çdo natë. Pija çdo gjë që më gjente dora, verë, uiski, vodka, birrë. Shumë birrë, madje. Nuk mund të ndaloja së piri alkool dhe në fund m’u desh të largohesha nga Interi. Një ditë, nuk dija si ta fshihja, sepse arrita në seancën stërvitore të paradites i dehur.

Kishte raste edhe kur stafi mjekësor më vendoste në gjumë në infermieri. Ndërkohë, klubi i Interit i thoshte shtypit se kisha probleme muskulore. Më vonë, kuptova se problemi ishin njerëzit që kisha rreth e rrotull, miqtë nuk bënin gjë tjetër, veçse më çonin nëpër festa me femra dhe alkool, dhe nuk mendoja për gjë tjetër. Me rikthimin në Brazil, hoqa dora nga milionat, por fitova lumturinë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?