FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Të … nënën”, si e ofendoi Diego Costa gjyqtarin dhe u këshillua nga Pique

Dje gjyqtari Jesús Gil Manzano në minutën e 28-të i tregoi Diego Costas kartonin e kuq duke lënë Atletico Madridin me 10 lojtarë në “Camp Nou”. Gerard Pique u shfaq për të qetësuar sulmuesin e “Los Colchoneros”.

Sipas gazetës “AS”, mbrojtësi qendror i Barcelonës, i cili ka qenë shok ekipi me sulmuesin braziliano-spanjoll te “La Roja”, i tha në vesh: “Mbylle tani! Çfarë do, që të dënojnë katër ndeshje?”

Diego Costa u duk se e mori parasysh këtë këshillë, pasi i ndërpreu fjalët (fyese) ndaj Manzanos dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes. Por çfarë kishte thënë Diego Costa që e detyroi kryesorin t’i nxirrte kartonin e kuq?

Swiss Digital Desktop Reklama

Po sipas “AS”, Manzano ka pasqyruar në procesverbal të gjitha ofendimet e sulmuesit, si: “Të … nënën tënde kurvë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të ndeshjes, trajneri i Atleticos, Diego Pablo Simeone, u shpreh se nëse e ka fyer arbitrin, e ka merituar kartonin, por Koke zbuloi se “Diego Costa ka kërkuar falje para ekipit.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?