Te Roma del në skenë edhe emri i Jose Mourinhos

Jo vetëm Antonio Conte, për pankinën e Romës del në skenë edhe José Mourinho. Sipas të përditshmes franceze l’Equipe, trajneri portugez ka pasur kontakte me disa klube të ndryshme.

“Special One” është i gatshëm për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain, të cilët janë drejt shkarkimit të Thomas Tuchel.

Në të njëjtën kohë, për Mourinhon ka sinjale për një rikthimin e tij në Itali. Roma, që mund të ketë pronarë të rinj nga Katari, paraqet një mundësi të artë për të rifilluar. Interi ndërkohë do të bëhej zgjedhja e parë, nëse zikaltërit do të shkarkojnë Spallettin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?