Te Skënderbeu bëhen me ‘dhimbje koke’, dëmtohet lojtari kryesor

I pafat mbrojtësi kosovar i Skënderbeut, Bajram Jashanica. Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një ndërhyrjeje që bëri në mesin e fushës, Jashanica është shtrirë përtokë dhe është dashur në fakt më shumë se tri minuta ndërprerje për t’i ardhur në ndihmë. Jashanica më pas është dërguar me autoambulancë në spitalin e qytetit të Korçës.

Atje ka kryer menjëherë një eko në pjesën e shpatullës pasi dyshohej se kishte thyerje, por fatmirësisht e ka nxjerrë pa një problem të tillë. Dyshohet se Jashanica mund të ketë shembje në pjesën e shpatullës dhe për këtë, po sipas mjekut Jorgo Pantazi, mbrojtësi kosovar do të dërgohet sot në kryeqytet dhe më konkretisht në spitalin “Salus” për të kryer rezonancën dhe nesër do të merret përgjigjja./ panorama sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?