FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Telashe për Tavechion, akuzohet edhe për ngacmim seksual

Nuk ndalet cikloni i akuzave ndaj Carlo Tavecchios, pas eliminimit të Italisë në play off-in e Botërorit nga Suedia, edhe pse 74-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.

Tavecchio tashmë duhet të përballet me akuzën e rëndë të abuzimit seksual. Një drejtuese sportive ka deklaruar se është dhunuar moralisht dhe psikologjikisht nga ish-numri 1 i futbollit italian dhe se ka urdhëruar përfaqësuesin e saj ligjor që të bëjë denoncim në Prokurorinë e Romës.

Ngjarja e pakëndshme presupozohet se ka ndodhur në zyrën e Tavecchios, ku zyrtarja në fjalë ishte e pranishme për çështje pune. Me perdet e dritareve dhe dyer të mbyllura, 74-vjeçari ishte afruar fizikisht më shumë se ç’duhet, madje duke kryer veprime të turpshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngacmimi seksual ka vijuar edhe në situata të tjera, madje “e dhunuara” ka siguruar se zotëron edhe video për të provuar akuzat e saj. Nëse gjithçka është e vërtetë, eliminimi i Italisë do të jetë telashi më i vogël për Carlo Tavecchion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?