FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Telenovela” Memushaj drejt fundit, mesfushori do të mbetet sërish në Itali

Ledian Memushaj vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur në merkaton e Seria A. Mesfushori i kombëtares sonë, sipas gazetës së njohur në Itali “La Gazzeta dello Sport” është në listën e futbollistëve që do të largohen nga skuadra e Benventos, pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit ka qenë një ndër më të mirët në fushën e lojës.

Mediat italiane shkruajnë se në orët e fundit skuadra e Kremonezes është në avantazh për të siguruar shërbimet e tij, duke parakaluar Barin, ekipin tjetër të Seria B që ka shfaqur më shumë interes.

Kujtojmë që Kremoneze mban vendine  6 në renditjen e këtij sezoni në kategorinë e dytë në Itali, dhe synon që të ngjitet në elitën e futbollit italian. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?