FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Telushi: Dimë të ringrihemi pas humbjes me Flamurtarin

Bruno Telushi ka folur në prag të derbit të së premtes Partizani-Tirana. Mesfushori vlonjat siguroi se atmosfera të “Demat” është mjaft pozitive, pavarësisht humbjes me Flamurtarin fundjavën e kaluar.

“Ndeshja derbi është maja e futbollit shqiptar. Është një javë shumë emocionuese dhe po përgatitemi mjaft mirë edhe pse u mundëm në Vlorë. Uroj të arrijmë ku duhet dhe të mos dalim pa pikë.

Humbja me Flamurtarin? Ishte një ndeshje për t’u harruar. E kemi bërë analizën e ndeshjes. Besoj se do ta kalojë këtë takim siç kemi bërë edhe pas humbjeve me Skënderbeun, ku kemi reaguar dhe kemi treguar se grupi ka forcë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kartonët? Për kartonët kam folur dhe me shokët, që më pyesin pse kam qenë disi i ‘butë. Që pas kartonit të tretë e kam pasur mendjen të mos marr karton, edhe pse unë e kam pasur të vështirë pasi dihet që forca ime është karakteri i fortë. E kam menduar derbin që prej 7 apo 8 ndeshjesh, që kur kam marrë kartonin e tretë të verdhë ndaj Teutës. Uroj që të mos ndëshkohem as në derbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tifozët? Tifozët janë lojtari i 12-të. Kjo është një ndeshje që spektakli nuk duhet të mungojë. Stadiumi duhet të jetë plot dhe të na përkrahin, pasi janë të mrekullueshëm”, deklaroi Telushi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?