Testi i shpejtësisë te Arsenali, njihuni me “raketën” dhe “breshkën” e ‘topçinjve’

Arsenal nuk e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin pasi në 2 ndeshjet e para ekipi i drejtuar nga Unai Emery ka marrë 2 humbje, respektivisht kundër Manchester City-t dhe Chelsea-s.

Duke filluar nga kjo javë fitorja është detyrim dhe për këtë arsye trajneri spanjoll ka kërkuar të mos i lërë asgjë rastësisë. Sot ai ka zhvilluar një test shpejtësie për të parë lojtarët më në formë.

Rezultatet e testit janë bërë publike nga Pierre Emerick-Aubameyng, sulmuesi i shumë kritikuar për rastet e humbura në ndeshjen derbi. Gabonezi, me qëllim për të heshtur kritikët, ka shpërndarë foton në rrjetet sociale, ku duket se është më i shpejti i ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Raketa” e Arsenal ka arritur të kapë 10.7 km/h, ndërsa më i avashti, ose ndryshe “breshka” e “topçinjve” është Torreira. Uruguaiani i marrë nga Sampdoria për 30 mln euro duket që shpejtësinë nuk e ka pikën më të fortë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?