Tetori i “ferrit” për Barcelonën, kalendari është frikshëm për Valverden
Me dy pikë në tre ndeshjet e fundit në La Liga, Barcelona po kalon një krizë të vogël, që në fakt nuk do ta ndihmojë aspak Barcelonën për ndeshjet në vijim. Ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve do ta vendosë përballë një rivali shumë të fortë si Tottenham, në duelin që do të luhet në “Wembley”.
Nuk do të jetë aspak e lehtë as në kampionat, teksa rivalët e radhës do të jetë ndaj Valencias, Sevillas dhe Real Madridit. Në fundin e tetorit ndërkohë do të vijnë dy duele shumë të vështira me Interin në Champions dhe 4 ditë më pas “El Clasicon” me Realin. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

