Teuta fiton me përmbysje spektakolare ndaj Kukësit dhe merr kreun
Kukësi dhe Teuta dhuruan spektakël në Elbasan Arena. Djemtë e Detit triumfuan 2-3 në një ndeshje që pati vetëm përmbysje. Teuta e nisi mirë sfidën teksa ndëshkoi Kukësin në rastin e saj të parë me Albano Aleksin, por Kukësi kundërpërgjigjet me 2 gola të shpejtë me autor, Vitor Feijao 12-të, dhe Taipi 27-të.
“Djemtë e Detit” realizuan 2 gola të tjerë, fillimisht barazoi Plaku 32-të dhe Koubemba 44-të. Pjesa e dytë nuk pati gola teksa vlen të theksohet se të dyja ekipet u ndëshkuan me të kuq, Taipi për Kukësin dhe Daja për Teutën.
Pas 4 javësh, Teuta mban kreu së bashku me Tiranën me nga 8 pikë, ndërsa Kukësi zbret në vendin e 3 me 7 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

