FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teuta i rrëmben sulmuesin e njohur Partizanit në limitet e merkatos

Teuta bën një tjetër lëvizje të bujshme në limitet e merkato, duke afruar Gerhard Prognin, i cili rikthehet te bregdetarët pas një aventure me Partizanin.

Progni e nisi sezonin me Partizanin, duke u aktivizuar dhe në dy ndeshjet e para nga trajneri Skënder Gega, por interesimi i Teutës bëri që ai të vendosë për t’u larguar nga klubi i kuq, duke zgjedhur t’i bashkohet ekipit të Bledi Shkëmbit në pjesën e mbetur të sezonit.

31-vjeçari ka qenë dhe në 2017-tën pjesë e durrsakëve, më të cilët shënoi 2 gola në 17 ndeshje dhe tashmë pritet të jetë një vlerë e shtuar në fazën sulmuese për ekipin bregdetar

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?